Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada paralajmërojnë përsëri “Ballon Shqiptare”

By

Dy bukuroshet Diellza Kolgeci dhe Afërdita Paqarada vitin e kaluar sollën projektin me titull “Ballo Shqiptare” i cili u mbajtë më 27 nëntor të vitit të kaluar në Hotelin Swiss Diamond e ku prezent në atë mbrëmje ishin shumë fytyra publike.

Dyshja po vazhdojnë traditën duke na paralajmëruar kështu në rrjete sociale për edicionin e dytë të këtij organizimi e që kësaj rradhe do të mbahet më 19 nëntor.

Suksesi i vitit të kaluar duket se i ka shtyer ato që të organizojnë përsëri një ngjarje të tillë e sigurisht që këtë vit do të vinë plot risi të tjera si dhe mënyra e organizimit për to do të jetë më e lehtë pasi që është krijuar një lloj tradite sa i përket kësaj çështje.

Se a do të ketë sukses kësaj rradhe kjo mbetet të shihet ditëve në vijim. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm