Pak ditë më parë, aktorja Adriana Matoshi bëri të ditur lajmin se do t’i futet politikës.
Për habinë e shumëkujt, një prej aktoreve më të suksesshme të vendit tonë zuri vend në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidate për deputete.
Ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit do të ketë numrin 60 në listë.
E tashmë, Adriana ka publikuar edhe fotografinë e fushatës, me të cilën do të kërkojë votën e qytetarëve.
Në disa paraqitje televizive pas zyrtarizimit të kandidaturës, Matoshi ka deklaruar se do të jetë zë i kauzave dhe grupeve që përfaqëson, veçanërisht atij të artit. /Prive.al