Adriana Matoshi me një dedikim të veçantë për vajzën e saj Kaonën në ditën e rëndësishme të saj!

By

Aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi, ka bërë të ditur se sot është një ditë e rëndësishme për të.

Vajza e saj e madhe Kaona, sot feston ditëlindjen e saj. E me këtë rast ajo i bëri një dedikim të veçantë asaj, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram

“E lumtun dhe shumë krenare jom me ty Kaonë, jemi rritet bashkë me sfidat e jetës dhe kemi përjetuar bashkë!
Falëm që t’kom trajtuar ma shumë si shoqe e motër se si bijë.
N’dhimtë e mija ma të mdhaja je kon ti ajo që ke ditë me m’shty e me mi çelë sytë e me m’bo ma t’fortë me i përballu dallgët që jeta mi ka qitë përpara!
Sot edhe pak orë tash e 21 vjet i kom pas dhimbjes ma të mdhaja e ma të omla n’jetë.
Sot e 21 vjet m’ke për gruan ma t’lumtun n’botë.
E gëzofsh ditëlindjen drita jem e omel e çdo hap i jetës tane koftë bekim e harmoni!
Hap që qet ti u boftë kopsht me lule o dritë e t’paça përgjithmonë të lumtun!”. shkroi Adriana në mbishkrimin e fotografisë. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)

Artikuj të ngjashëm