Aktorja shqiptare, njëherësh deputete në Kuvend, Adriana Matoshi, është liruar sot nga spitali.
Lajmin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar mikja e saj e afërt, Gentiana Bunjoshi.
“Po, është liruar sot”, tha ajo, duke shtuar se për detaje të tjera do të flasë vetë Matoshi.
Ndërkohë, gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ngadalë po e merr veten.
Adriana u operua javën e kaluar në një spital në Tiranë, për ta hequr tumorin, i cili iu kthye pas nëntë vjetësh, njofton KlanKosova.tv.