Adriana Lima ndau sekretin e saj të flokëve me ne dhe përbërësin mund ta keni në kuzhinë!

By

Floku i bukur aq sa është gjenetike po aq rol luan edhe mënyra se si kujdesemi për to.

E nëse doni një mënyrë të re se si t’i mirëmbani flokët, Adriana ka ndarë sekretin e saj me ne – dhe gjasat janë që përbërësit veçse i kemi në kuzhinë.

Bëhet fjalë për avokadon!

“Unë gjithmonë vendos pak avokado në maskë ose në balsamin e flokëve dhe iu garantoj se do të jenë më të ndritshme se kurrë. Avokado nuk ka erë të fortë, kështu që nuk do të ndjeni një aromë të çuditshme në flokët tuaj”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm