Adi Krasta, një nga moderatorët më të dashur shqiptar njihet si një personazh që e ka ruajtur me mjaft fanatizëm familjen e tij.
Ai nuk ka ekspozuar asnjëherë jetën e tij private në media, duke u shprehur për të tejet i rezervuar. Megjithatë, duket se Krasta së fundmi ka bërë një përjashtim të vogël.
Në një status në rrjetet sociale, Adi Krasta ka postuar një foto, ku shfaqet dora e tij e kapur me atë të bashkëshortes së tij, 22 vjet më parë, si duket në ditën e dasmës së tyre.
“22 vite të bukura së bashku”, shkruan moderatori duke i uruar gruas së tij Brikena përvjetorin e tyre të martesës.