Ish-Missi Zana Krasniqi befasoi të gjithë pak ditë më parë.
Ajo përmes një postimi me kandidatin për kryetar të Prishtinës nga radhët e VV-së, Arben Vitia, konfirmoi se po i hyn rrugëtimit politik në garë për këshilltare komunale.
Zana vuri prioritet për të ndjekur kauzat e gjelbra.
E duket se subjekti politik e ka “nderuar” me një numër goxha të mirë prurjen e re.
Para pak minutazh është publikuar lista me 56 kandidatët për Kuvend Komunal ku Zana ka një numër që mbahet mend lehtë.
Ajo është e pozicionuar nga mesi i listës, saktësisht e 20-ta.
Mbetet të shihet nëse bukuroshja do marrë mjaftueshëm besim për një mandat katër vjeçar si këshilltare komunale e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. /Prive.al