Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja Adelina Thaci ndau në llogarinë e saj në Facebook, lajmin se ajo ka testuar pozitive për koronavirus.
Këngëtarja tregoi se edhe pse është kujdesur në maksimum, për shkak të papërgjegjshmërisë së disa personave është infektuar.
Më pas ka ardhur reagimi i bashkëshortit të saj i cili u kërkon njerëzve të mos fshihen më.
“Bashkeshortja ime, Adelina Thaqi-Meta, pas testit, rezultoi të jetë pozitive me Covid19! Unë, që si Këshilltarë i Kryeministrit Avdullah Hoti, kam qenë aktiv në Kabinet dhe kam mbajtë takime të rregullta me stafin e Kryeministrisë – sikurse edhe me pale e akter tjerë – por, as 2 vajzat e mia, Fiona dhe Melisa – dhe, as prindërit, Sylejman Meta – gjithashtu aktiv në jetën publike, si “Kryetar i Federatës Sindikale të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës”, dhe as nëna ime, Teuta Meta, s’kemi pas deri më sot, dhe skemi ende…, asnjë simptomë të vetme”, ka shkruar Bardhyl Meta.
Më pas vazhdon, ““Njerëz: Covid19 – nuk është s’mundje që duhet të turpëroheni kur e keni – pra, është obligim etik, moral, njerëzor dhe shoqëror e po të doni edhe fetar e kombëtare – që menjëherë të – të dilni dhe kumtoni lajmin hapur – ne familje e ndër fqinjë, kolege e bashkëqytetarë…! Njerëz – s’është Covid19-te as “Triper” dhe as Aids-SIDA, që e keni marr nē ato “Hotelet-Pushimore” kur jeni përdalë me ndoken…” /Prive.al