Këngëtarja Adelina Tahiri edhe ditën e sotme ka ‘goditur’ në rrjete sociale siç bën shpesh duke ekspozuar blerjet e saj luksoze.
Mirëpo, një postim ka marrë vëmendje më të madhe për dy arsye.
E para, për faktin se shfaq një çantë të shtrenjtë Louis Vuitton me inicialet e emrit të saj kurse e dyta për anglishten.
Në tentim për të shpjeguar llojin e çantës së personalizuar, këngëtarja është shprehur: ‘Personality bag’ që përkthyer në shqip i bie: ‘Çantë e personalitetit’.
Mbase Adelina ka pasur si synim të përdor termin ‘personalised’ apo shqip ‘e personalizuar’. Sidoqoftë, e rëndësishme është ta gëzojë! /prive.al