Nën mbulimin e makijazhit, yjet e estradës rrallë i shohim në fytyrat e tyre të vërteta. Ata nganjëherë krijojnë një pamje ideale, duke krijuar edhe modele për të tjerët që shpesh është e vështirë të ndiqen.
Në paraqitjet e saj publike, zakonisht është ekstravagante dhe e kuruar deri në maksimum.
Por e diela ka qenë sportive edhe për Adelina Tahirin, e cila ka vendosur që në një imazh në instagram, të paraqitet tërësisht e pagrimuar.
Këngëtarja nuk është se ndryshon shumë edhe kur ka grim, ngase ka vija të bukura të fytyrës dhe një lëkurë të pastër. /Prive.al