Fotografitë e fundit që publikoi nga plazhi, bënë që ndjekësit e Adelina Tahirit të hidheshin në kritika e akuza për pamjen e saj.
Fillimisht thanë se ngjyra e saj e lëkurës e nxirë nga dielli nuk duket mirë, thanë se shkoi në plazh pa i depiluar sqetullat dhe u kritikua edhepse vuri bizhuteri.
Gjithsesi, nuk ka ndonjë ligj që e obligon depilimin, por Tahiri thotë se nuk ka qenë e padepiluar në fotografinë që ka postuar.
E kontaktuar edhe nga Prive, këngëtarja emri i së cilës u lakua shumë në media, u shpreh se nuk dëshiron të merret me komente të tilla.
“Jemi në shekullin 21. Kam që nga mosha 17 vjeçare që bëj laser për eliminimin e qimeve. Kam aplikuar laser nga maja e kokës deri te këmbët”, ka thënë Tahiri.
“Unë as me make-up në plazh nuk dal. Lëre që nuk dal, por kur shkoj me pushime kozmetikën e lë në shtëpi”, ka deklaruar këngëtarja.
Ajo madje ka replikuar me njërën nga ndjekëset, duke e quajtur të paedukatë!