Ky informacion është i vërtetë!
Këngëtarja Adelina Tahiri ka lënë Shkupin për tre javë për të jetuar në Tiranë. Kjo lëvizje e artistes lidhet me angazhimin e saj në Your Face Sounds Familiar.
Në natën e parë Tahiri hyri nën lëkurën e J Lo ku gjithçka shkoi shumë mirë për të.
Por mirë nuk i eci java. Adelina u bë pre e hajdutëve në Tiranë duke humbur për disa orë veturën e saj.
Në mirëbesim këngëtarja i dha çelësat e veturës një personi për parking por që ai mori makinën dhe u largua.
Gjatë kohës kur ai po ikte Adelina nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte por një dyshim i policisë bën që ai ta kthej veturën tek pronarja duke i kërkuar ndihmë.
Ky person u prangos menjëherë nga forcat e rendit në Shqipëri e vetura është në duart e Adelinës. Më shumë kujdes në Tiranë herën tjetër Adelinë! /Prive.al/