Edhe episodi i nesërm i serialit ‘O sa mirë’ pritet të sjellë shumë momente interesante.
Disa prej tyre janë ndarë në promo ku shfaqet pas dy episodesh mungesë edhe këngëtarja Adelina Ismaili.
Kjo e fundit, shihet teksa me Bambin asistent sfidon keq gjakovarin, Hakiun, Luginën me një çantë plot para të cilën s’duhet ta prekin për një orë të tërë.
Në episod, Xhesika në rolin e profesoreshës mahnitë djemtë në banka të cilët ‘hipnotizohen’ nga linjat trupore të bukuroshes.
Promo e plotë e episodit që transmetohet nesër në Klan Kosova nga ora 21:00 vjen e plotë më poshtë. /Prive.al