Ndonëse ky vit nuk ka qenë më i miri i mundshëm për pushime, pa to nuk ka mbetur këngëtarja Adelina Ismaili.
Pas qëndrimit disa mujor në Kosovë, bashkë me Valin dhe djalin Uliksin, Ismaili është kthyer në Zvicër.
Duke shfrytëzuar afërsinë dhe lehtësinë e udhëtimit, familja ka marrë rrugë drejt Francës për disa ditë pushimesh.
Fotografitë në rrjete nuk kanë munguar dhe më i lumturi për udhëtimin duket të jetë i vogli i shtëpisë, Uliksi. /Prive.al