Arilena Ara do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020.
Këngëtarja mori çmimin e parë mbrëmë në festivalin e këngës me “Shaj” – shkruar nga Lindon Berisha, duke lënë pas Elvana Gjatën.
Të shumtë janë komentuesit në rrjete sociale që shprehin pakënaqësinë e tyre për fitoren e këngëtares.
E sot Adelina publikisht e uroi Arilenën duke postuar në llogarinë e saj në Instagram një pamje të shkrepur gjatë performancës së saj ku shkruan:
“Çdo frymëmarrje e saj ishte e vërtetë. E mrekullueshme”.
E disa orë më vonë, Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili publikoi po ashtu një shkrim ku përgëzon paraqitjen skenike dhe performancën e Arilenës dhe kërkon që kritikat aspak konstruktive të ndalen për hir të artit.
Më poshtë gjeni shkrimin e saj të plotë: