Se Adelina Tahiri ka një trup për t’u pasur lakmi, kjo nuk ka asnjë dyshim.
Këngëtarja e njohur na ka mahnitur me rikthimin e shpejtë në linjat e dikurshme pas shtatzënisë, përvojë që e ka ndarë me publikun duke zbuluar në rrjete sociale të gjitha regjimet e produktet e përdorura për humbjen e peshës.
Por përkundër këtij fakti, duket se sërish ajo e ka parë të nevojshme që fotografive nga jugu i Shqipërisë ku po pushon t’iu japë një dorë “photoshopi”.
Shikojeni mirë!
I vërejtët lëshimet?
Pjesën e krahut dhe të barkut, këngëtarja duket ta ketë modifikuar në mënyrë joprofesionale pasiqë shtrembërimi i derës dhe ollukut të ujit janë mëse evidente.
Intervenimet kanë shkaktuar reagime të ndjekësve në Instagram, gjë që nuk i ka bërë përshtypje këngëtares as për të fshirë komentet e as për ta fshirë foton. /Prive.al