Këngëtarja e njohur Adelina Emini ka kohë që ka ulur dukshëm aktivitetin e saj sa i përket muzikës teksa rrallë herë e shohim atë me projekte të reja.
Por njejt nuk mund të themi se ndodh edhe me angazhimet në sfera tjera pasi siç deklaroi disa muaj më parë në emisionin NIN ajo mbante dy puna, një në televizionin publik e tjetrin si ligjëruese në një kolegj privat.
Ajo mes tjerash tregoi se ishte gati edhe për të përfunduar doktoraturën në lëminë e Ekonomisë e cila ishte primare për të.
Një tjetër lajm mjaft të veçantë bëri të ditur sot këngëtarja përmes profilit të saj në Facebook ku tregon se ka filluar punë në “Academy of Leadership Sciences – Switzerland”, ku do të mbajë postin e profesoreshës.
Shihet qartë se sukseset e Adelinës në rrafshin profesional nuk po mungojnë aspak teksa angazhimi i fundit duket se do të zbehë edhe më tepër aktivitetet e saja muzikore. /Prive.al/