Pothuajse 2 vite pa Dr Florin: Miku i tij më i mirë nuk e harron edhe sot artistin (FOTO)

By

Nëntori për shumë kë mund të mos ketë ndonjë domethënje të veçantë por muzika shqiptare pikërisht në këtë kohë mori një tronditje mjaft të madhe.

Ishte data 17 nëntor e vitit 2014 kur edhe u shua njëri nga artistët më të mirë shqiptar Dr Flori.

Bota e artit u shokua nga kjo vdekje e hershme dhe e papritur teksa mungesa e tij po vazhdon të vërehet ende shumë sidomos tek miqt e ngushtë të tij.

Landi Hysi njëherit edhe ish anëtari i grupit West Side Family në të cilin bënte pjesë edhe Dr Flori që nga ajo kohë nuk harron asnjëherë të përkujtojë  mikun e tij me të cilin ndanë shumë kujtime së bashku.

E sot kur pothuajse janë mbushur 2 vite që nga vdekja e artistit, miku i tij Landi nuk harron ta përkujtojë përsëri atë duke zgjedhur kështu profilin e  tij në Instagram për të shprehur pikëllimin e madh që ka.

Ky është edhe postimi i plotë i bërë nga Landi:

FLORI! #Landifornia #IPaZevendesueshem#IPaImitueshem #RIPDrFlori#WestSideFamily #DRFlori   /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm