Këngëtarja e njohur, Adele, është shfaqur në skenë pas një kohe të gjatë të pauzës që pati. Ajo këndoi dy këngët e saj të famshme “Hello” dhe “Someone like you” në emisionin “Saturday Night Live”.
32 vjeçarja deklaroi se ka shumë për të thënë para publikut për shkak të ndodhive të shumta që pati në jetë.
“Unë jam këtu për shkak se kam shumë momente jo të mira në jetën time. Së pari në moshën 19 vjeçare, më vonë në moshën 21 vjeçare, po ashtu edhe në atë 25 vjeçare”.
“Unë kam momente të mira këtu me Ben K, ai është dashuria e jetës time”, ka thënë Adele.
“Saturday Night Live” është një emision komedi, ku në vete përfshin një kast të aktorëve në rolin kryesor është Ben K, që luhet nga Beck Bennett. Këtu gjithashtu aktron edhe Adele në disa episode
Adele ka humbur shumë kilogramë dhe ndryshimi i madh i saj është komentuar pozitivisht shumë nga adhuruesit e këngëtares, shkruan People.