Adele nuk ra drastikisht në peshë vetëm për hir të kileve të tepërta!

By

Këngëtarja e hitit ‘Hello’ i la të gjithë pa fjalë me format e saj trupore kur u shfaq në ditëlindjen e reperit të njohur Drake.

Mediat shkruajnë se artistja ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1000 kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejohet që të konsumojnë deri në 1500 kalori.

E vërtetë që    Adele ka qenë në kryetitujt e mediave për transformimin e saj, por ajo nuk bëri këtë hap vetëm që të veshë një fustan disa numra më të vogël.

Një burim i tha revistës People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e saj të ushtrimeve për të qenë një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo, të cilin e ndan me ish-in e saj, Simon Konecki.

“’Është e thjeshtë të përqendrohesh vetëm në transformimin e saj fizik, por kjo është me të vërtetë për diçka më të madhe,” zbuloi burimi. “Ajo arriti deri në atë pikë sa nuk ndihej mirë. Ajo e dinte që duhej të ndryshonte diçka, sepse dëshiron të jetë nëna më e shëndetshme e mundshme. ”

Burimi shtoi: “I gjithë përqendrimi i saj gjatë procesit për humbje peshe ka qenë për Adele që të fokusohet në atë se si ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë trupin e saj më mirë.

“Asnjëherë nuk ishte për të humbur peshë. Humbja e saj në peshë ndodhi sepse ajo ka lënë pirjen dhe po ha më shumë ushqim të vërtetë. Por tani ajo e do edhe transformimin e saj fizik. Ajo është më e sigurt, vishet ndryshe dhe thjesht duket e lumtur në përgjithësi.”

British Singer Adele shows off her dramatic weight loss while pictured with Harry Styles and TV presenter James Corden on Holiday together in Anguilla.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm