Do të ketë një lansim spektakolar! Gjithë çfarë dihet për albumin e ri nga Noizy

By

Tashmë Noizy ka bërë të ditur që albumi i tij i ri do të lansohet me një festë të madhe për të gjithë fansat e tij.

Ai iu ka bërë thirrje të gjithë adhuruesve të saj të shkojnë me veturat më të mira që kanë në sheshin “Nënë Tereza” dhe të parkohen në një mënyrë të veçantë.

Reperi tha se ka marrë leje për këtë gjë ku në mes do të vendoset edhe një skenë për t’i dëgjuar më pas të gjitha këngët e albumit për 1 orë rresht.

Albumi do të përmbajë 22 këngë, tekstet e të cilave Noizy i ka shkruar të gjitha vetë. “Alpha” do të sjellë bashkëpunime me emra të njohur, si Ylli Limani, Mc Kresha, Varrosi, Stine etj. E vetmja vajzë mes tyre është vetëm Elvana Gjata.

Dhe në mesnatë, duke nisur prej 00:00, të gjitha këngët e albumit do të jenë online në te gjitha platformat digjitale.

View this post on Instagram

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Artikuj të ngjashëm