Rita Ora planfikon të shtojë sigurinë në shtëpinë e saj në vlerë prej 9 milionë euro

By

Rita Ora po bën plane për të rritur sigurinë në shtëpinë e saj, që kushton në vlerë prej 9 milionë euro në veri të Londrës.

Këngëtarja 30 vjeçare ishte tronditur në vitin 2015 kur një hajdut hyri në shtëpinë e saj të atëhershme ndërsa ajo po flinte lart.

Tani, mes rinovimeve të hollësishme në vendbanimin me gjashtë dhoma gjumi viktoriane, Rita ka urdhëruar gjithashtu një rishikim të sigurisë në një përpjekje për të parandaluar çdo veprimtari kriminale në shtëpinë që ajo bleu në shkurt të këtij viti.

Ndërsa sipas The Sun, autorja e hitit “Anywhere” ka aplikuar në këshillin e saj lokal për leje planifikimi për punimet që përfshijnë zëvendësimin e të gjitha kamerave të sigurisë.

“U krye një rishikim i plotë i sigurisë që mbulon mjediset e reja, masat mbrojtëse të mundshme që duhet të ekzistojnë për t’i mundësuar klientit të jetë në paqe ndërsa qëndron në shtëpi, i lumtur në dijeninë që është i sigurt “, thuhet në raportin zyrtar të këshillit lokal.

“Për shkak të suksesit, famës, pasurisë dhe ekspozimit të saj ndaj publikut dhe medias, e gjitha e lë atë të hapur ndaj rreziqeve, synimeve të panjohura ogurzeza”, thuhet më tutje në raport.

Raporti vazhdon duke thënë se klientja, Rita, “ka qenë në të kaluarën viktimë e hajnave dhe mashtruesve online”, dhe në sajë të masave të reja të sigurisë, ato janë “neutralizuar”.

Artikuj të ngjashëm