Këngëtarja e njohur, Adele e ka thyer heshtjen duke folur kështu për divorcin dhe vështirësitë që kaloi pas tij.
Bukuroshja 33-vjeçare kohëve të fundit i ishte përkushtuar albumit të saj të katërt.
Ky është projekti i saj i parë që pas divorcimit me Simon Konecki, nga cili dhe nda në prill të vitit 2019 pas shtatë vitesh martesë.
Dyshja kanë një djal tetëvjeçar Angelo, për të cilin Adele tha se është shumë i pakënaqur me ndarjen e prindërve.
Ajo tha se albumi i radhës do të jetë përgjigje për të gjitha pyetjet që ka pasur djali i saj gjatë kësaj periudhe.
“Djali im ka pasur shumë pyetje. Pyetje vërtet të mira, vërtet të pafajshme, të cilave unë thjesht nuk kam mundur t’iu përgjigjen”, u shpreh Adele.
Tutje, këngëtarja shtoi se djali vazhdimisht i kërkon sqarime se pse ajo dhe babai nuk mund të qëndrojnë bashkë.