Yjet e muzikës Adele dhe Skepta, u panë së bashku në një qendër tregtare në Kaliforni, dhe ringjallën thashethemet se ata janë së bashku.
Adele ishte lidhur me reperin Skepta emri i vërtetë i të cilit është Joseph Adenuga, për herë të parë vitin e kaluar.
Ajo bëri shumë përpjekje për të këmbëngulur se nuk po dilte me askënd dhe pretendoi se ishte beqare, duke bërë një deklaratë publike për jetën e saj romantike tetorin e kaluar.
Burime të afërta me çiftin janë shprehur se ata po shijojnë një romancë larg syrit të të gjithëve, dhe janë shumë të afërt më njëri-tjetrin. /Prive.al