Skivi ironizon këngët e reja të kolegëve, jep koment dhe për PINT!

By

Reperi Skivi ka paralajmëruar një këngë të re e cila do të vij sërish në bashkëpunim. Ky produksion muzikor do të ketë vulën e Massive Productions, teksa do të shoqërohet edhe me klip brenda pak ditëve.

Teksa, dje reperi ka bërë një postim në Instagram ku përmes hapësirës së pyetjeve i ka dhënë përgjigje fansave.

Ndër to ishte “se kur do të dali një superhit tjetër nga ty” – e përgjigja e Skivit ishte duke ironizuar këngët e reja që janë duke u publikuar.

“Së shpejti. Sapo të kryhen këto limonada, tani e lëshojmë bombën. Gati është” – shprehet reperi ku në pyetjen tjetër rreth labelit PINT ka treguar se ka respekt për ta./Prive.al

Artikuj të ngjashëm