Rreth një muaj më parë nga Hekuran Krasniqi dhe grupi Fisnikët erdhi bashkëpunimi ‘Ajo më mbyti’.
Kënga që ka ecur mirë edhe në Youtube u pëlqye shumë duke marrë komplimente nga personat që pëlqejnë muzikën e mirëfilltë.
Megjithatë, krahas komplimenteve nëpër portale u hodhën spekulime se projekti është i inspiruar nga muzika greke.
Të ftuar në NIN me Alaudin Hamitin, Hekurani dhe Agimi u pyetën poashtu për këtë pjesë për të cilën nuk përtuan të japin përgjigje.
Dyshja mohuan kategorikisht faktin se kënga është e vjedhur nga muzika greke. /Prive.al/