A thumboi Loredana me këtë postim Mozzik?

By

Tash e një kohë përflitet mbi marrëdhënien e Mozzik dhe Loredanës e cila nuk është në ditët më të mira të saj.

Dy artistët më nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe nuk janë parë bashkë që prej eventit të promovimit të albumit në fjalë.

Shumë prej tyre kanë vërejtur indikacione shqetësuese që ngrisin dyshimet për ftohje të çiftit. E para që shkaktoi habi ishte mungesa e Mozzik në xhirimet e projektit të Loredanës me reperin turko-gjerman Mero.

Sakaq, Mozzik dhe Getinjo tashmë nuk ndiqen në rrjete sociale as nga vëllai i reperes, Bekimi, i cili kishte qenë mbështetje e fortë e djemve pas largimit të beftë nga shtëpia diskografike në të cilën punuan për disa vjet.

Tani me postimin e fundit të Loredanës, ky është një thumb direkt për një ish të dashur.

Me ngjarjet e fundit, nuk jemi gabim nëse Mozzik e quajmë ish të dashurin e Loredanës.

Në një shkrim që ajo postoi në llogarinë e saj në Instastory thotë:

“Nëse nuk i lumtur me jetën tënde momentalisht, vetëm kujto që është dikush që takoi ish të dashurin tënd, dhe mendojnë që gjetën një njeri të veçantë.” – (përkthyer).

 

Artikuj të ngjashëm