Ishte projekti muzikor që i dha identitetin grupit të hip-hopit ‘Babastars’.
‘High’ u shndërrua në mega-hit i cili pas suksesit në vitin 2012, u vazhdua në dy versione, në vitin 2014 dhe 2015 me volumin e dytë, respektivisht të tretë.
E duket se tashmë është koha që nga grupi të vuloset edhe një tjetër këngë nga seria e ‘High’.
Indikacionet e para për katërshin i ka dhënë menaxheri i grupit, Dekorim Sahiti përmes një postimi në rrjete sociale.
Ai ka ndarë me ndjekësit në Facebook ‘High 3’ nën mbishkrimin se ka ardhur koha për të rradhës.
‘Reni o ni qisi kange ? #babastars high volum 04′ – ka qenë përshrkimi i cili në fakt i ka gëzuar jo pak fansat e grupit që presin diçka të përbashkët nga ‘klika’ tash e një kohë. /Prive.al