Tashmë të gjithë e dini që Fero është në lidhje me modelen Arbenita Ismajli.
Reperi i cili e mbajti sekret marrëdhënien për një kohë dhe më pas e zbuloi, foli për të dashurën në emisionin “Xing me Ermalin”, ku prezantuesi e pyeti nëse e kishte në plan të martohej.
“Jetës nuk i dihet. Na kalojmë shumë kohë bashkë”, tha Fero duke mos e mohuar e as pohuar.
Megjithatë, çifti me të vërtetë kalon kohë të madhe bashkë, sa herë që të dy janë të lirë.
Madje, daljet e tyre i ndajnë edhe me ndjekësit./Prive.al