A planifikon Fjolla fëmijë me të dashurin e ri ?!

By

Jeta e saj private ka qenë përherë objekt i diskutimit në mediat rozë.

Lidhjet, ndarjet që derivonin skandal, shtatzënia, ishin vetëm disa prej temave për të cilat Fjolla ka zënë vend në opinion.

E duket se më në fund, ajo është rehatuar duke gjetur qetësinë shpirtërore që po reflektohet paralelisht edhe me suksese në karrierë.

Fjolla, nënë e dy vajzave me baballarë të ndryshëm ka gjetur personin e jetës që atë po e trajton si princeshë.

Pikërisht për jetën private, veturën luksoze që mori si dhuratë, unazen e lidhjen e re, Fjolla do flasë këtë të Shtunë në Prive.

Mes tjerash ajo do zbuloj planet e saj me të dashurin e ri. A planifikon ajo të bëhet nënë sërish me personin që është aktualisht në lidhje ?!

Këto dhe dilema tjera marrin përgjigje këtë të Shtunë me fillim nga ora 19:00. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm