A kanë shkuar Nora dhe Roberti në ditëlindjen e Tian?

By

Ashtu siç iu lajmëruam, këngëtarja Tuna Sejdi po zhvillon sot festën e ditëlindjes së parë të djalit, Tianit.

Në një event përrallor në hapësirat e jashtme të Hotel Garden, kuruar deri në detaje nga ekipi profesionist i dekorit ‘Grand Décor’, gjithçka duket të jetë menduar për një event që do mbahet mend.

Në këtë event shumë privat, janë të ftuar edhe fytyra publike si Yll Limani e grimeri Arbër Bytyqi por duket se ka mungesa.

Kunata, Nora Istrefi dhe Roberti, vëllai i Patrisit siç mëson Prive.al po mungojnë në këtë event.

Mbase kanë qenë angazhimet dhe datat e mbushura plot me koncerte ato që e kanë pamundësuar pjesëmarrjen. Epo, çfarë t’i bësh? Ky është çmimi që duhet paguar në të qenurit tek një familje e famshme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm