Në një situatë ku lajmi krijohet pa asnjë konfirmim apo detaj, dy protagonistët më të rinj që ranë pre së fundmi ishin Enur Pakashtica dhe Donjeta Sejdiu.
Prezantuesi i Wazzup në Klan Kosova dhe ish-banorja e ‘Big Brother 9’, Donjeta Sejdiu bënë xhiron në internet me raportimet e një lidhjeje të mundshme.
Shkak u bë një foto e përbashkët ku Donjeta me doza humori shprehej: ‘Dashuria e jetës sime’.
Për t’i dhënë vulën e një fjalie të thënë në kontekstin e shakasë, Enuri e ripostoi të njejtën fotografi nën mbishkrimin: ‘Jeta e dashurisë sime’.
Sidoqoftë, kaq mjaftoi për të krijuar çiftin e ri, i cili në fakt… nuk ekziston!
Prive.al konfirmon që mes dyshes ka thjesht një miqësi të mirë që nuk i kufizon të bëjnë postime të tilla me doza humori. Për gjitha vajzat e interesuara, lajme të mira mund të kumtojmë! Enuri vazhdon të jetë beqar!