A ka ndikuar Zëri në jetën intime me Gjikon? Përgjigjet Elita

By

Prezantuesja Elita Rudi të Shtunën që lamë pas ishte për të parën herë protagoniste në Prive përmes intervistës 60 sekondëshe të realizuar në ditëlindjen e parë të Zërit.

Krahas pyetjeve mbi karrierën dhe djalin, Zërin, të pashmangshme ishin edhe pyetjet e dedikuara jetës intime.

Kjo marrë shkas nga një fotografi e Gjikos për Shën Valentin në të cilën mes tjerash shprehej:

Faleminderit Zëri qe spo mlen me qu dashni me gru per shën valentin. Vitin tjeter me dado koft kismet’.

Por sa ka ndikuar në përgjithësi ardhja e Zërit në jetën seksuale të çiftit?

‘Veç e ka ndreq’ – u shpreh Elita për Prive duke lënë të kuptohet se të gjeturat e hulumtimeve shkencore të cilat potencojnë se ‘çiftet kanë më pak kohë për t’i përkushtuar njëri-tjetrit, intimiteti emocional mund të zvogëlohet, netët jashtë- të paktën për muajt e parë – janë gati jo-ekzistente, dhe seksi shpesh është jashtë orbitës’ nuk janë rasti i tyre.

Përgjigjet e plota të Elitës mund t’i ndiqni në videon më poshtë.

Artikuj të ngjashëm