A ka mall ‘Ganja’ për serialin ‘Kafeneja jonë’ ?!

By

Për gati një dekadë, shoqëroi publikun kosovar çdo të hënë bashkë me kolegët tjerë në serialin ‘Kafeneja jonë’.

Aktorja Irena Cahani me rolin e saj si Ganimetja, fitoi zemrat e spektatorëve të cilëve iu mungon shumë seriali në përgjithësi.

Shtrohet pyetja, a vlen e njejta edhe për kastin e aktorëve ?!

Në një intervistë për Prive, Irena deklaroi se për aq kohë së bashku, stafi ishte familjarizuar shumë me njëri-tjetrin dhe natyrisht që ka mall për peridhën e kafenesë.

‘Gjithqysh, gjithqysh, kisha pas qef me lujt edhe një herë, së paku një episodë’ – u shpreh Cahani për Prive.

Aktorja foli edhe për aventurën e re televizive në serialin ‘Çka ka shpija’ që gjithashtu po i pëlqen si eksperiencë. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm