Në Kosovën e pasluftës ajo ishte një emër i njohur në skenën muzikore shqiptare.
Me hitet solo e bashkë me motrën, Mihrijen, Lora kishte arritur të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme.
Por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe paraqitjet e saj u bën gjithnjë e më të rralla.
Ka tash e disa vite që kur Lora ka sjellur projektin e fundit në muzikë duke iu përkushtuar plotësisht familjes dhe profesionit të saj si ekonomiste.
E një fotografi e fundit e Mihrijes ka risjellur në vëmendje këngëtaren e njohur e cila me gjithë vitet që kalojnë nuk është se ka ndryshuar aq në pamjen e saj. /Prive.al/