Këngëtari Majk ishte pa dyshim kryelajmi gjatë kësaj jave që po lëmë pas pasi pranoi atësinë e Roanit.
Por, pasi kjo dilemë u hoq, në tjetër lindi – ajo mbi relacionin e tij dhe Majlindës.
Nuk u kuptua qartë nëse Majki dhe Majlinda janë bashkë dhe në një formë, dasma e mbrëmshme e Dekorit, menaxherit të Babastars mund të ishte një formë e rikonfirmimit të relacionit, meqenëse vitin e kaluar, dyshja ishin shfaqur bashkë në evente të tilla.
Megjithatë, si Majk ashtu edhe Agon Amiga, në dasëm kanë ardhur vetëm dhe jo në shoqëri të ndonjë partnereje. /Prive.al/