A ia plotësoi Donaldi – Fifit kërkesën e prerë të mesnatës?

By

Donald Veshaj kishte zgjedhur të ironizonte shumë në programin e parë.

Ai ironizoi mbi të gjitha me veten, por pa lënë anash as banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, sidomos përgjatë një skeçi të realizuar brenda shtëpisë me të ftuarin e tij, Mozzik.

Nga të gjithë të apostrofuarit, Fifit u duk se nuk i pëlqeu shakaja kur Donaldi kujtonte me lule vendin ku i ka rënë të fikët.

Ajo rreth mesnatës u shfaq e ashpër duke paralajmëruar gjyqin nëse skena del në Youtube.

Ndërkohë, sot gjatë ditës, sikur të mos kishte ndodhur gjë, ajo u shfaq në video me Donaldin, si për të treguar se miqësia vazhdon.

Por në fakt, në thelb, kërkesa e Fifit u respektua.

Emisioni është hedhur dukshëm me vonesë (tek sot) i plotë në Youtube. Prive.al vëzhgoi se saktësisht pjesa e talljes me Fifin është prerë dhe mungon në Youtube.

Të ketë qenë kjo arsye shoqëruar me kërkimfaljen shkaku që Donaldi dhe Fifi u shfaqën sikurse të mos kishte ndodhur asgjë? /Prive.al

Artikuj të ngjashëm