Me cilat parti politike janë Fjolla dhe Elineli ?!

By

Fjolla Morina dhe Elinel ishin të ftuar tek Arjan Çani në emisionin Zonë e Lirë.

Përpos që promovuan klipin e ri, në fund të intervistës ata u pyetën edhe për situatën politike në vend.

Kur u gjend përballë alternativës për të zgjedhur mes qeverisë dhe opozitës, Fjolla u mendua pak teksa tha se familjarët i ka me Vetëvendosjen e vetë nuk është e inkuadruar në rrjedhat e politikës.

Ndërkohë, Elinel tha se vota e tij shkon për Partinë e Fortë dhe nuk mund ta vlerësojë dikë pa e marrur ai person pushtetin.

Ndryshe, rastet kur artistët ‘flirtojnë’ me politikën nuk kanë qenë të rralla ndër artistë por kjo nuk po vlen për krijuesit e ‘Trileqe’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm