A ia dedikuan dikujt këngën ‘Jam pa ty’, Dhurata Ahmetaj dhe Teuta Krasniqi ?!

By

Pak kohë më parë publikoi projektin ‘Jam pa ty’ që e solli më ndryshe se zakonisht.

Dhurata Ahmetaj që me lajme nuk i mungoi shtypit asnjëherë, u rikthye pas këngës ‘Bone pa mu’ të publikuar gjatë verës.

Projekti i ri u bë lajm ende pa u publikuar për faktin se u shkrua në bashkëpunim edhe me miken e saj, aktoren Teuta Krasniqi.

Pyetjes se a është dedikim kënga e re e Dhuratës kjo e fundit u përgjigj: ‘Unë dhe Teuta qysh e di, jemi shumë mirë në jetën private por kënga nuk është dedikim’.

Por si e ka raportin me të dashurin për të cilin u përfol se i ndau rrugët para pak muajsh ?!

Intervista e mëposhtme për gazetarin Artan Telaku i jep përgjigjjet e dilemave të mëposhtme.  /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm