A I RA PISHMAN MOZZIK PËR UNIKKATILIN ?!

By

Publikimi i këngës ‘Për qato’ nxiti shumë reagime në publik.

Megjithëse asnjë reper nuk shkroi diçka në mënyrë direkte, disa postuan fragmente që nga opinioni konsideroheshin si reagime indirekte ndaj Viktor Palokajt.

Njëri ndër statuset ishte edhe ai i publikuar në profilin zyrtar të ferizajasit Gramoz Aliu i njohur me nofkën artistike Mozzik.

Fjalia: ‘Po luani t’kthehet e t’mirret me qdo qen rrugeve nuk do mbetet luan me’ indinjoi fansat e shumtë të Unikkatilit të cilët vërshuan në ‘ofensivë’ përmes komenteve në rrjete sociale.
mozzik1
Për të zbutur situatën, përsëri nga vetë profili i këngëtarit u shpërnda kënga dhe Unikkatili u quajt legjendë por të paktë ishin ata që besuan në këtë postim.

mozzik2
Në tentativën e tretë u shkrua një status kësaj rradhe pa asnjë dyshim nga vetë Mozzik-u përmes së cilit u njoftua se profili i tij ishte thyer nga hakerët e asgjë nuk ishte shkruar nga ai.
mozzik3
Se çfarë ka të vërtetë në këtë histori nuk dihet mirëpo nga kjo mesele padyshim se mund të nxirret një mësim i mirë, që çdo artist duhet të mendohet dy herë përpara se të bëj një koment për Viktor Palokajn. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm