Reperi shqiptar Rigels Rajku – Noizy që prej incidentit me Cozman ka pasur një varg veprimesh të çuditshme.
Me kërcënime në rrjete sociale të cilat fshiheshin shpejt, largimin e të gjithë personave që ndjek në rrjete sociale u krijua përshtypja se reperi mund të jetë zmbrapsur pak nga qëndrimi stoik i fillimit.
Megjithatë, të paktën për konsumim publik, reperi ka lëshuar një deklaratë sot në rrjetet sociale ku është shprehur qartë në një gjë – se nuk tërhiqet.
‘Nuk kam pendesë’ – ka qenë përshkrimi i Noizyt i shkruar në profilin e tij në Instagram nga Zvicra ku po qëndron aktualisht.
Mbetet të shihet se sa do ta mbajë këtë përshkrim. /Prive.al/