A i bleu Noizy-Yllit një Mercedez Benz ‘fringo’ të ri?

By

Yll Limani dhe Noizy po vazhdojnë shakatë dhe ngacmimet publike në distancë përmes rrjeteve sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Një i radhës, është shënuar së fundmi.

Rreth mesnatës, lideri i OTR ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të cilat kanë qenë nga më të ndryshmet.

E në mesin e tyre, një koment e ka pasur edhe Ylli, i cili duket të ketë bërë një blerje të rëndësishme së fundmi.

Ai zotëron tashmë një Mercedes Benz, për të cilin mesa duket njerëzit dyshojnë që ia ka blerë Noizy, i njohur për pasionin e tij për makina, njëherësh koleksionues i ‘bishave’ të shtrenjta si Ferrari e Lamborghini.

“Kallxoju që s’ma ke ble ti kerrin se më çmendën”, ka qenë komenti i Yllit i cili ka pasur një replikë epike nga Noizy.

“Yll Limani ka ble një benz dje dhe ja bleva unë”, është shprehur reperi me doza humori.

E bleu apo se bleu vetë, ta gëzojë Ylli Benz-in! /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm