Robert Berisha, muzikanti i shndërruar në këngëtar me projektin debutues ‘MIA’ ngjalli shumë debat.
Disa u pajtuan dhe pëlqyen faktin se Berisha kishte zgjedhur këngë rumune të cilën e mori me të drejta autoriale kurse të tjerë e kundërshtuan për këtë veprim.
Megjithatë. kritikat duket se nuk kanë luajtur aspak rol për këngëtarin i cili në intervistën për Prive ka treguar se edhe kënga tjetër do jetë e siguruar në këtë mënyrë.
Tek e treta, do jetë ajo të cilën Roberti do e krijoj vetë duke mos e huazuar as në Rumani e as diku tjetër.
Intervistën ku flitet për këto projekte, koston që pagoi Roberti për marrëveshje me rumunin dhe duetin eventual me Norën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.