Yll Limani ka folur për herë të parë për statusin e tij.
Si i ftuar në emisionin Xing me Ermalin, ai nuk mundi t’i shpëtonte pyetjes se a është në lidhje apo jo.
Këngëtari dha përgjigjen për herë të parë për të shuar kureshtjen e shumë femrave.
“Momentalisht jam i lumtur.Kaq mund të them.Herën tjetër kur të vij në emision do vij çift”, ka thënë ai duke lënë të kuptohet se dikush ia ka marrë zemrën.
Kënga e tij e fundit është “Harrom” e cila po pëlqehet shumë nga fansat e tij./Prive.al