Miss Kosova 2006, Besa Gashi në vitin 2010 kurorëzoi dashurinë me biznesmemin Albert Krasniqin në një dasëm madhështore që u përfol mjaft.
Si fryt i dashurisë së çiftit vite më parë erdhi në jetë edhe Kjara, vajza e tyre e vetme.
Mirëpo jeta bashkëshortore nuk ka ecur edhe aq mirë për dyshen kohëve të fundit pasi siç merret vesh nga disa burime, Besa dhe Alberti janë ndarë.
Kjo lihet të kuptohet edhe në rrjete sociale ku tanimë nuk figuron asnjë fotografi e përbashkët por vetëm me vajzën Kjarën. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar pasi për ngjarjen nuk është prononcuar çifti. /Prive.al/