A është ky i dashuri i Kim Kardashian? (FOTO)

By

Kim Kardashian ndezi thashethemet këtë fundjavë kur ajo u dukë mahnitëse në një festë para Grammy, ku mori pjesë edhe Odell Beckham – me të cilën ajo dikur ishte e lidhur.

Ylli i realitetit televiziv, 43 vjeçe, dukej magjepsëse kur mbërriti në festën e mbushur me yje në The Bird Streets Club në Los Anxhelos, e veshur me një bluzë me kapëse të bashkuar me një palë pantallona lëkure, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa thashethemet e rinovuara të romancës rrotullohen rreth saj dhe futbollistit 31-vjeçar, një burim i brendshëm zbuloi ekskluzivisht për DailyMail.com se Kim është e prirur ta mbajë jetën e saj të dashurisë ‘më private’ në krahasim me romancat e saj të kaluara.

Burimi vuri në dukje se Kim është ‘e dashur’ për Odell dhe dyshja kanë një marrëdhënie të shkëlqyer miqësore.

Ajo u lidh për herë të parë me yllin e NFL në shtator të 2023-ës dhe madje mori pjesë në festën e ditëlindjes së tij të 31-të.

Artikuj të ngjashëm